E pabesueshme: Kufoma e kamikazit shpërtheu në morg

Lajme

E pabesueshme: Kufoma e kamikazit shpërtheu në morg

Më: 11 janar 2017 Në ora: 10:49
Një bombë shpërtheu brenda një morgu, bombë e cila gjendej e vendosur në trupin e një burri

Të paktën 23 persona janë vrarë në sulmet vetëvrasëse të ISIS-it gjatë një dite në Bagdad.

Gjithashtu një makinë bombë vetëvrasëse shpërtheu në një treg me shumicë në lagjen shiite të Sadr City, Irak, duke vrarë të paktën shtatë njerëz dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Policia vendase ka thënë se një anëtar i forcave të sigurisë dalloi bombarduesin dhe hapi zjarr, por nuk ishte në gjendje për të parandaluar sulmin atje.

Më vonë, po sipas medieve të huaja, një bombë shpërtheu brenda një morgu, bombë e cila gjendej e vendosur në trupin e një burri, i cili u vra nga predhat e një shpërthimi më parë në kryeqytetin e Irakut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat