Edhe një shqiptar i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Gjermani

Lajme

Edhe një shqiptar i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Gjermani

Nga: Bota Sot Më: 9 janar 2017 Në ora: 20:29
Ilustrim

Gjykata e Lartë e Oldenburg ka vendosur që një të burgosur shqiptar ta ekstradojë në vendlindje. Burri jetonte në Emsland, shkruan noz.de.

42 vjeçari ishte i dënuar në mungesë me dy vjet heqje lirie nga një gjykatë shqiptare. Ai kishte shitur mobilje, që nuk ishin në pronësi të tij, në një market me treg të dorës së dytë. Akuzat shqiptare kishin arritur në organet e drejtësisë së Oldenburgut dhe më vonë në Emsland ku 42 vjeçari u shpall në kërkim nga Interpoli. Forcat e sigurisë mundën ta arrestojnë pak më vonë, përcjell botasot.info.

Agresori arratiset

Gjykata gjermane mund të abrogonte ekstradimin e tij, nëse gjykata shqiptare nuk do i kishte ruajtur të dhënat e dënimit. Por kjo nuk kishte ndodhur, bile ai ishte arratisur nga Shqipëria duke u mbrojtur nga një avokat.

Nuk ka kontradiktë

Kjo nuk bie ndesh me ligjet e shtetit gjerman, nëse ai ekstradohet në Shqipëri. Bile Gjykata e Oldenburgut për të evituar ndonjë arratisje tjetër të tij, ka vendosur ta ekstradojë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat