Njihuni me 10 shtetet më paqësorë në botë

Lajme

Njihuni me 10 shtetet më paqësorë në botë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 17:48
Ilustrim

A e dini se cilat janë shtetet më të qeta dhe paqësore në botë për të jetuar? Që prej vitit 2007, për çdo vit Index Peace Global bën matjen e paqes së kombeve dhe rajoneve.

Edhe pse bota duket sikur gjithnjë e më shumë po bëhet më mizore, sipas këtij indeksi, ju prezantojmë 10 shtetet më paqësore në botë.

Islanda– Me 1.6 milion vizitorë që pritet të shkojnë në Islandë deri në fund të këtij viti, nuk ja prishin këtij vendi qetësinë dhe peizazhet që të lënë pa frymë. Numri i vizitorëve është rritur nga viti i kaluar nisur edhe nga fakti që Islanda konsiderohet si vendi më i paqtë në botë.

Danimarka– Kombi më i paqtë skandinav, me kryeqytetin plot jetë por me njerëz në harmoni mes tyre.

Austria– Shteti i Alpeve, Moxartit, jetës kulturore, galerive, bareve dhe dyqaneve.

Zelanda e Re– Vend i bekuar me diversitet, peizazhe unike dhe jetën e egër, ideali për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët.

Portugalia– E bukur, e paqtë, me klimë të mirë, arkitekturë të veçantë, kuzhinë dhe verë të shijshme.

Republika Çeke– Konsideruar si ndër shtetet më paqësore në Evropë, me histori të pasur, me Pragën e bukur dhe me sheshet romantike të mesjetës.

Zvicra– Ky shtet nuk ka qenë në një luftë që prej vitit 1847, nuk shpenzon para për ushtrinë dhe ku çdo qytetar mund të propozojë ndryshimet kushtetuese.

Kanadaja– Është vendi ku pritshmëritë tejkalohen nga realiteti. Aty ku malet janë të larta, liqenet e kaltra, qytetet me rregulla dhe të organizuara dhe njerëzit e shoqërueshëm.

Japonia– Vendi i tempujve dhe kopshteve. Edhe pse Tokio ka një popullsi të dendur, sërish vërehet paqe dhe mirëkuptim mes tyre.

Sllovenia– Populli slloven është i matur, i kujdesshëm, me vetëbesim, tolerantë dhe mikpritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat