Qytetarët shesin pliko me kuponë fiskalë

Lajme

Qytetarët shesin pliko me kuponë fiskalë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Ka kohë që qytetarët e Kosovës kanë filluar me mbledhjen e kuponëve fiskalë, për të u rimbursuar pastaj me një shumë “simbolike”.

Përderisa disa mbledhin për ti dorëzuar pastaj në ATK, disa të tjerë e bëjnë për t’i shitur. Prandaj për ata që nuk arrijnë të mbledhin mjaftueshëm kuponë, ekziston mundësia për t’i blerë.

Në një nga faqet online në rrjetet sociale, disa persona kanë filluar të bëjnë biznes me këtë gjë. Ata po grumbullojnë kuponë pastaj ofertat e tyre po i hedhin në faqe për të interesuarit.

50 kuponë fiskal me vlerë mbi 800 euro qytetarët po kanë mundësi që ti blejnë për vetëm 5 euro nga këta persona. Ndërsa kuponë me vlerë 150 euro, shiten për vetëm 2 euro.

Ndryshe grumbullimi i kuponëve fiskal dhe rimburesimi i mjeteve për qytetarët nga ATK-ja po praktikohet me shumë për të shmangur evazionin fiskal të bizneseve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat