Kolla e rëndë ka prekur qindra njerëz, ja çfarë thonë doktorët

Lajme

Kolla e rëndë ka prekur qindra njerëz, ja çfarë thonë doktorët

Më: 9 janar 2017 Në ora: 07:10
Ilustrim

Kolla e rëndë që del me një forcë gërryese nga mushkëritë ka prekur një numër shumë të madh njerëzish dhe doktorët thonë se nuk kanë çfarë këshille të japin sepse nuk ka asgjë që mund të bëjnë për të ndihmuar.

Në shumë grafi tregohen mushkëritë e acaruara të shumë njerëzve që kanë një kollë të tillë e cila vështirë të kurohet me antibiotikë.

Atyrë të cilëve vuajnë nga kjo kollë bezdisëse u këshillohet të pinë shumë lëngje dhe të qëndrojnë shtrirë në shtrat duke mos e lodhur veten.

Nëse kolla zgjat më shumë se 3 javë atëherë duhet të bëni një kontroll serioz. Kolla vjen si pasojë e të ftohurit të mushkërive dhe nëse simptomat përfshijnë gjakosje nga goja ose marrje fryme gjatë kollitjes atëherë është diçka më serioze se një e ftohur e zakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat