Qeni shqyen këmbën e vogëlushes 6-vjeçare (+18)

Lajme

Qeni shqyen këmbën e vogëlushes 6-vjeçare (+18)

Më: 7 janar 2017 Në ora: 21:59
Këmbën e vogëlushës 6-vjeçare

Një vajzë 6 –vjeçe në Britani është sulmuar egërsisht nga një qen Bulldog, i cili i ka shkaktuar plagë të tmerrshme. Vajza është shtruar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni, pasi plagët e marra ishin të shumta.

Ka qenë nëna e vajzës ajo, e cila ka bërë të mundur ta shpëtojë të bijën. Ajo ka qënë në shtëpi gjatë kohës që vajza ishte jashtë duke luajtur dhe pasi ka dëgjuar britmat e së bijës ka dalë menjëherë jashtë.  6 –vjeçarja ka marrë  shumë plagë në këmbën e saj të djathtë,  shkruan Liverpool Echo.

Përveç plagëve, vajza duhet të shkojë dhe tek psikologu pasi trauma e përjetuar nga kjo ngjarje e tmerrshme mund t’i lerë pasoja të gjata.

“Mendova se vajza ishte duke më vdekur, teksa e pashë kur po sulmohej nga qeni, është shprehur nëna e vogëlushes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat