Alternativa Demokratike e Kosovës përshëndet bashkimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Lajme

Alternativa Demokratike e Kosovës përshëndet bashkimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni

Më: 7 janar 2017 Në ora: 18:57
Edita Tahiri

Partia Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK) e udhëhequr nga Edita Tahiri ka përshëndetur bashkimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni për të çuar përpara misionin historik të faktorizimit të mirëfilltë të shqiptarëve si një komb shtetëformues me garanci kushtetuese në Maqedoni.

ADK vlerëson lartë vizionin dhe vullnetin e katër partive shqiptare parlamentare për unifikimit e qëllimeve politike dhe kombëtare rreth një platforme të përbashkët politike, me të cilën do të sigurohet një e ardhme e barabartë dhe dinjitetëshme për shqiptarët në Maqedoni.

Ne jemi të bindur se me këtë qasje të unifikuar politike, shqiptarët do të kontribuojnë për ta transformuar Maqedoninë drejtë një shteti multietnik dhe euro-atlantik duke i dhënë fund rrëshqitjes së rrezikshme drejtë një shteti monoetnik që ishte pasojë e politikave përjashtuese e udhëeqjes maqedonase.

ADK konsideron se ky është një moment i ri historik për shqiptarët në Maqedoni që u jep mundësinë ta shkruajnë një histori të re ashtu siç e meritojnë shqiptarët dhe për të cilën luftuan, dhanë kontribut dhe u sakrifikuan breza të tërë shqiptarësh që nga koha e ndarjes së kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat