Të burgosurit theren me thika mes vete në një burg amerikan

Lajme

Të burgosurit theren me thika mes vete në një burg amerikan

Më: 7 janar 2017 Në ora: 15:45
Pamje brenda burgut amerikan

Pesë të burgosur janë plagosur nga therjet me thikë pas një përleshje në një burg amerikan.

Ngjarja ka ndodhur në burgun Cook County në Chicago të Illinois, një nga burgjet më të mëdha në SHBA, me rreth 9,000 të burgosur.

Zëdhënësja e burgut, Cara Smith i tha mediave lokale se kjo përleshje ishte vënë nën kontroll shpejt, edhe pse në videon e mëposhtme shihet se për 1 minutë e 20 sekonda, nuk ka asnjë ndërhyrje nga zyrtarët e burgut..

Ajo ka shtuar se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat