Të krishterët ortodoks sot festojnë Krishtlindjet

Lajme

Të krishterët ortodoks sot festojnë Krishtlindjet

Më: 7 janar 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Besimtarët ortodoks në mbarë botën, sot festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet ortodokse.

Në të gjithë tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse në botë, sot mbahen liturgji për Krishtlindjet. 

Ndërkohë që në Kosovë nuk ka numër të saktë të deklaruar të banorëve me besim ortodoks, që kryesisht janë të minoritetit serb, përderisa në Shqipëri janë të regjistruar mbi 0.6 %. Në historinë e shqiptarëve, shumë nga arbëreshët e ditëve të sotme njihen si besimtarë të konfesionit ortodoks.

Përndryshe, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, në Kosovë është festë zyrtare, dhe ditë pushimi është dita e hënë, datë 9 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat