Hoxhaj thrret për tolerancë për Krishtlindjet ortodokse

Lajme

Hoxhaj thrret për tolerancë për Krishtlindjet ortodokse

Më: 6 janar 2017 Në ora: 19:13
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Në mesazhin e urimit, Hoxhaj ka thënë se festa e Krishtlindjes përçon mesazhe të fuqishme të tolerancës, paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve pa dallim, ndërsa ka shprehur urime të përzemërta.

“Urimet më të përzemërta për festën e Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks. Mesazhet e fuqishme që përcjell festa e Krishtlindjeve, paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, pa dallim, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat