Luan Krasniqi i jep përkrahje të fuqishme Ramushit: Je i vetmi që flet të vërtetën, hero i gjallë!

Lajme

Luan Krasniqi i jep përkrahje të fuqishme Ramushit: Je i vetmi që flet të vërtetën, hero i gjallë!

Nga: Bota Sot Më: 6 janar 2017 Në ora: 08:57
Luan Krasniqi dhe Ramush Haradinaj

Edhe ish-kampioni i Evropës në boks Luan Krasniqi, ka komentuar lidhur me ndalimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë me urdhër të Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kransiqi ka thënë se Haradinaj po e flet të vërtetën dhe është hero i gjallë, shkruan Bota sot.

“Ramush ti je i vetmi që do ta fletë dhe drejton te vërtetën. Hero i gjallë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat