Rrëfimi i adoleshentes me ngjyrë: Më tallnin në shkollë për shkak të ngjyrës së lëkurës

Lajme

Rrëfimi i adoleshentes me ngjyrë: Më tallnin në shkollë për shkak të ngjyrës së lëkurës

Më: 6 janar 2017 Në ora: 08:08
Khoudia Diop

“Zgjohesha çdo ditë dhe vështroja veten time në pasqyrë për orë të tëra duke menduar të shkoja apo jo në shkollë sepse e dija mirë që do më tallnin. Më vinin lloj-lloj nofkash të shëmtuara që lidheshin me ngjyrën e lëkurës sime.Më kishin krijuar shumë nofka për të cilat nuk më vinte mirë t’i dëgjoja. Më vinte turp prej vetes sime. Në shumë vende afrikane, vajzat përdorin solucione për të zbardhur lëkurën. Shumë kushërira të miat e bëjnë këtë gjë, shpesh më detyronin she mua t’i përdorja kur isha në moshën 12-13 vjeçare. Tek vetja më pëlqen mënyra se si lëkura ime më lidh me tjerët. Të gjithë vijnë e më pyesin se nga vij. Ngjyra ime e lëkurës është e veçantë dhe unë duhet ta përfaqësoja duke u bërë modele. Marr mesazhe nga shumë gra të cilat më admirojnë”, është shprehur Khoudia Diop, e cila tashmë punon si modele.

Ajo ka lindur në Senegal dhe është shpërngulur në Paris në moshën 15-vjeçare. Vajza deklaron se ka ndryshuar konceptin e të bukurës dhe e quan veten “Mbretëreshë e melaminës”, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e lëkurës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat