Gjuriq-Lunaçekut: Krimet e luftës nuk vjetërsohen

Lajme

Gjuriq-Lunaçekut: Krimet e luftës nuk vjetërsohen

Më: 5 janar 2017 Në ora: 17:36
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka porositur raportuesen për Kosovën në Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek se krimet e luftës nuk  vjetërsohen.

Deklarata e Gjuriqit vjen pas deklaratës së Lunaçekut se BE-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për t’i hequr flet arrestet e dala afati.

 Lunaçek e ka dhënë këtë deklaratë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Basel të Zvicrës I cili u ndalua në bazë të fletarrestit ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

 Gjuriq tha se Ramush Haradinaj dhe njerëzit nën komandën e tij do të përgjigjet herw do kur për krimet që “ata kanë bërë”, raporton media serbe.

 “Ia rikujtoj deputetes së Parlamentit Evropian se procedurat kundër Haradinajt  para Tribunalit të Hagës nuk kanë përfunduar pasi që janë vrarë dëshmitarët”, ka thënë Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat