‘Nxehet’ fort burri i Shkurte Fejzës për arrestimin e Haradinajt: Na piu e zeza...

Lajme

‘Nxehet’ fort burri i Shkurte Fejzës për arrestimin e Haradinajt: Na piu e zeza...

Nga: Bota Sot Më: 5 janar 2017 Në ora: 10:58
Shkurte Fejza me burrin e saj Hajrush Behluli

Për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nga policia francize me urdhër arrest të Serbisë ka reaguar edhe bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajrush Behluli ka thënë se Kosova duhet të ndërprejë bisedimet me Serbinë dhe të kthjellet një herë e mirë, përcjell Bota sot.

“Mendoni pak o njerëz se kështu as nuk bëhet dhe as nuk mbrohet shteti dhe është momenti i fundit të kthjellemi e të rezonojmë pak më ndryshe se na piu e zeza”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Sot jam me Ramushin dhe duhet ta ndërrojmë qasjen ndaj Serbisë por edhe ndaj Brukselit dhe te themi kjartë dhe bindshëm JO në bisedimet e pakuptimta dhe pa kushte me Serbinë. Dikush i kapluar nga ndjenja e inferioritetit mund të mendoj se ne nuk kemi kaqik ma tepër por gabim e keni se askush nuk ka te drejtë te na ndalon te paraqitemi pak ma dinjitoz dhe jo krejt servil dhe pakurrizor.

Serbia pregadit 1100 faqe ,, argumente’’ kundër z. Haradinaj për Hagë dhe mbahen dy gjykime shtatëvjeçare dhe në fund del i pafajshëm dhe askush nuk e detyron me tërjek fletëarrestin ndërkombëtar. Brukseli kalkulant organiizon bisedime të pakuptimta karshi Kosovës dhe ne i pergjigjemi qorras pa llogaritur se po i shërbejmë interesave të Serbisë.
Në anën tjetër për gjithë ato krime serbe si vrasje, përdhunime e shkatrime të ekonomive familjare nuk kemi ngritur as aktakuza e as fletëarreste kombetare e as nderkombëtare.

Mendoni pak o njerëz se kështu as nuk bëhet dhe as nuk mbrohet shteti dhe është moment i fundit të kthjellemi e të rezonojmë pak më ndryshe se na piu e zeza.

Mjaftë më./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat