Nikolic të premten në Shtërpcë - feston Krishtlindjet Ortodokse?

Lajme

Nikolic të premten në Shtërpcë - feston Krishtlindjet Ortodokse?

Më: 4 janar 2017 Në ora: 16:59
Presidenti serb Tomislav Nikolic

Presidenti serb Tomislav Nikolic ka paralajmëruar se të premten, një ditë para Krishtlindjes ortodokse do të qëndrojë në Kosovë.

Nikolic do të qëndrojë në Shtërpcë ku do të marrë pjesë në kremtimin e Krishtlindjes, ka bërë të ditur departamenti për marrëdhënie me publikun i Presidentit të Republikës së Serbisë.

Presidenti i Serbisë për herë të fundit ishte në Kosovë në Gazimestan për Vidovdan në vitin 2014. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat