Aeroplani huq pistën, 164 pasagjerët përjetojnë tmerrin

Lajme

Aeroplani huq pistën, 164 pasagjerët përjetojnë tmerrin

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:52
Pamje nga videoja

Një aeroplan pasagjerësh doli jashtë pistës me 171 persona në bord, vetëm pasi ai zbarkoi në qytetin perëndimor rus të Kaliningradit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, njëra nga “këmbët” e aeroplanit ishte dëmtuar dhe pasagjerët e tmerrar u desh të evakuohen përmes një “rrëshqitëse emergjence”.

Aeroplani Aeroflot A321, i cili po fluturonte prej Moskës, kishte shtatë anëtarë të bordit dhe 164 pasagjerë.

Ai thuhet se u ndalua rreth 150 metra nga pista. Si pasojë, shtohet më tej, tre pasagjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat