Shqiptari sulmoi policinë austriake gjatë arrestimit, akuzohet për grabitjen e veshmbathjeve

Lajme

Shqiptari sulmoi policinë austriake gjatë arrestimit, akuzohet për grabitjen e veshmbathjeve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 janar 2017 Në ora: 10:37
Ilustrim

Kitzbühel, 4 janar – Hapjen e një dere në Shtëpinë e Pensionerëve e ka shfrytëzuar një grabitës, që është futur pa problem dhe është veshur me tesha të reja duke i lënë të tijat aty, shkruan media e Tirolit Jugor, tt.com. Kur roja e pa grabitësin, alarmoi policinë, që e kishte gjetur menjëherë.

“Në momentin ku policia tentoi t’ia lidhë duart, ai u bë agresiv dhe me grushta tentoi të largohet. Policia përdori sprej dhe mejte elektrike për ta neutralizuar. Si pasojë e plagosjes së lehtë u dërguar në spitalin St. Johann,” përcjell botasot.info.

Grabitësi ishte shqiptar (39). Atij i ishte ndaluar hyrja në Austri dhe me kërkesë të Prokurorisë është ekstraduar në Innsbruck.


Përveç grabitjes 39 vjeçari duhet të përgjigjet edhe për ushtrimin e dhunës ndaj forcave blu të rendit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat