LDK nesër bën homazhe për Tahir Zemajn

Lajme

LDK nesër bën homazhe për Tahir Zemajn

Më: 3 janar 2017 Në ora: 22:46
Tahir Zemaj

Anëtarë të kryesisë se Lidhjes Demokratike dhe dega e kësaj partie në Deçan pritet të bëjnë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt në Strellc të Epërm të Deçanit.

Në një njoftim dërguar medieve bëhet me dije se homazhet do të bëhen nesër nga ora 12:00. 

Nuk dihet nëse në homazhe do të marrë pjesë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Në dy vitet e fundit janë organizuar akademi përkujtimore nën përkujdesjen e qeverisë për të nderuar Tahir, Enis e Hasan Zemajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat