Daçiq: Vetëvrasëse për Serbinë nëse prishë marrëdhëniet me këto dy shtete

Lajme

Daçiq: Vetëvrasëse për Serbinë nëse prishë marrëdhëniet me këto dy shtete

Më: 1 janar 2017 Në ora: 17:58
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se qëllimi i Serbisë është të ndërtojë marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, por edhe vazhdimi i marrëdhënieve të mira me Rusinë dhe Kinën, si dhe përparimi drejt Bashkimit Evropian.

Në një intervistë me agjencinë serbe të lajmeve – Beta, Daçiç tha se Serbia nuk mund të ndjekë një politikë të balancuar në mes të Perëndimit dhe Rusisë, pasi Rusia ka mbrojtur gjithmonë interesat e Serbisë.

Daçiq ka thënë se Serbia është “e destinuar të futet në BE”, sepse ajo nuk është në Azi, por është pjesë e Evropës. Megjithatë, kryediplomati serb ka thënë se “do të ishte vetëvrasëse për Serbinë” nëse prishë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

“Rusia ka vendosur veto për rezolutën e Srebrenicës. Ata do të vënë veto edhe nëse dikush sugjeron anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe nëse futemi në BE do të duhej të votonim diçka kundër Kinës dhe Rusisë. A është kjo normale?”, u shpreh Daçiq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat