10 personat më me ndikim të vitit 2016

Lajme

10 personat më me ndikim të vitit 2016

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 23:20
Hillary Clinton

‘Personi i Vitit’ është lista e kandidatëve të përzgjedhur vjetor, që tregon personin më me ndikim në botë, më të lexueshmin dhe më të kërkuarin, kjo për të mirë apo për të keq.

NBC, pas një hulumtimi të gjatë, ka renditur 10 persona që këtë vit kishin më shumë influencë në mbarë botën.

Donald Trump

Trump është kandidati që u zgjodh si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Simone Biles

Gjimnazistja 19 vjeçare e cila bëri debutimin e saj olimpik në Rio de Janeiro.

Ajo fitoi 4 medalje të arta dhe një bronzi, kështu ajo mori konfirmimin e statusit të saj si ‘Më e mira në botë’.

Hillary Clinton

Ish-zonja e parë, gruaja e parë që mori nominimin për tu bërë presidente e Amerikës nga një parti e madhe politike.

Edhe pse humbi në zgjedhje, ajo fitoi votat e popullit duke luftuar me shumë besnikëri dhe dashuri ndaj tyre.

CRISPR

Shkencëtarët që zhvilluan një teknologji të re novatore, një teknikë që ka potencialin për të transformuar shkencën dhe përvojat njerëzore.

Sipas tyre, ata gjetën mundësinë për të hequr mutacionet dhe gjetën ilaçin për sëmundjet e pashërueshme.

Recep Tayyip Erdo?an

Pas puçit ushtarak që dështoi në korrik të vitit 2016 në Turqi, Erdogan forcoi kontrollin mbi vendin e tij.

Arrestoi shumë kundërshtarë politik, largoi nga puna mijëra punëtorë dhe mbylli organizata të ndryshme.

Nigel Farage

Kreu i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Farage ishte një fytyrë e fushatës më të suksesshme në Britani.

Beyoncé Knowles

Me një titull të denjë për punëne  saj me “Super Bowl” dhe rezultatin që dha, Beyonce vazhdon të jetë femra më e kërkuar në një audiencë globale.

Duke përdorur platformat e saj rreth padrejtësive racore, dhunës policore dhe feminizmit, ajo u zgjodh si femra e vitit.

Narendra Modi

Në krye të një qeverie të fuqishme në Indi, kryeministri që ka pozicionin e tij më historinë më pozitive në tregjet botërore.

Vladimir Putin

Presidenti rus bëri bujë këtë vit me ndërhyrjen e vendit të tij në Siri dhe provat tregojnë se operativa ruse ishte përgjegjëse për “hakerimin” e serverëve të Komitetit Kombëtar Demokratik.

Mark Zuckerberg

Facebook, titani social që ka një shtrirje globale. Këtë vit nëpërmjet celularëve tejkaloi 1 miliard përdorues.

Megjithatë, sipas këtij hulumtimi njeriu i vitit 2016 është Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat