Ngecin për disa orë në karosel 38 m mbi tokë

Lajme

Ngecin për disa orë në karosel 38 m mbi tokë

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 11:28
Pamje nga videoja

Afërsisht 20 persona kanë ngecur 38 metra mbi tokë, për disa orë, në një karosel në lunaparkun “Knott’s Berry Farm” në Karolinën Jugore, ditën e premte.

Karoseli i quajtur “ Sky Cabin” kishte ndalur së punuari pasditen e së premtes, ndërsa është bërë e ditur që askush nuk është lënduar pas këtij incidenti.

Ekipet e shpëtimin ishin në vendin e ngjarjes që të zbresin pasagjerët poshtë, përderisa punëtorët e lunaparkut kanë qenë në kontakt me ta gjatë tërë kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat