Në pritje të 2017-s

Lajme

Në pritje të 2017-s

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 09:34
Ilustrim

Vendet e para në Botë që futen në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoa dhe pas tyre po bëhen gati të festojnë  Zelanda e Re dhe Australia e mw pas Japonia.

Ndër vendet e fundit që festojnë  janë ishujt Hauai.  Në Zelandën e Re fishekzjarret pritet të hidhen pas rreth 3 orësh, ndërsa në Australi ku festohet 4 orë më vonë,  autoritetet po bëhen gati ta presin natën e ndërrimit të viteve nën masa tepër të larta sigurie.

Në Sidnej, mëse 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh anti terror.

Një 40-vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sidnejit për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Mëse 1 milionë e gjysmë persona pritet të mblidhen për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë  fishekzjarreve sot në kryeqytetin australian.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat