Viti i Ri shtyhet për një sekondë

Lajme

Viti i Ri shtyhet për një sekondë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 23:59
ilustrim

“Një sekondë i brishtë” do të shtohet në fundvit për të kompensuar ngadalësimin e rrotullimit të Tokës, raporton BBC.

Sekonda "ekstra" do të ndodhë kur ora tregon mesnatën dhe në kohën 23:59:60 do të regjistrohet, duke vonuar për një çast 2017-tën.

Hera e fundit që ka ndodhur kjo ka qenë në qershor të 2015, dhe kjo është hera e 27-të që do të ndodhë.

Ky ndryshim është i nevojshëm për shkak se koha standarde mbetet prapa orës atomike, e cila përdoret nga Laboratori Ndërkombëtar i Fizikës (NPL) për të siguruar një hark kohor të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm, shkruan BBC.

Së bashku me orët e tjera rreth globit, kjo i siguron botës të jetë në koordinim me kohën universale.

“Orët atomike janë më tepër se një milion herë më të mira për të mbajtur kohën sesa rrotullimi i Tokës, që ka luhatje të paparashikueshme. Sekondat e brishtë janë të nevojshëm për të parandaluar largimin e kohës civile nga koha e Tokës. Edhe pse kjo është e vogël, pasi do të duheshin rreth 1 mijë vjet për të grumbulluar një orë diferencë, dhe nëse nuk korrigjohet atëherë mund të rezultojë që ora të tregojë mesditën para lindjes së diellit”, është shprehur Peter Whibberley, shkencëtar në NPL.

Orët atomike përdorin ndryshimin e energjisë së nivelit të elektroneve për të na treguar kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat