Nuk flet i dyshuari për vrasjen e gruas

Lajme

Nuk flet i dyshuari për vrasjen e gruas

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 17:09
Pallati i Drejtësisë

Të dyshuarit për vrasjen e së mërkurës në Prishtinë i është caktuar paraburgimi, ndërsa ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë vrasje.

Autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë nuk është deklaruar për rrethanat  e ngjarjes ku e vdekur mbeti gruaja e tij, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Nuk jam në gjendje të flas,” tha shkurt para gjyqtarit të procedurës paraprake R.G i dyshuar për vrasjen e gruas së tij.

Lajmin për caktimin e paraburgimit ndaj R.G për KALLXO.com e konfirmoi avokati i tij, Sevdali Zejnullahu.

“Gjykata të mbrojturit tim i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. I mbrojturi im nuk për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore  nuk është deklaruar rreth rastit,” tha Zejnullahu për KALLXO.com.

Zejnullahu gjithashtu tha se është fazë shumë e hershme për të diskutuar për arsyet që mund të kenë çuar deri tek ngjarja tragjike.

Policia e Kosovës njoftoi ditën e mërkurë se rreth orës 10 në Lagjen Mati 1 një grua është vrarë, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat