Frika nga rusët/ Gjadri mund të kthehet në bazë ajrore të NATO-s

Lajme

Frika nga rusët/ Gjadri mund të kthehet në bazë ajrore të NATO-s

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 19:40
ilustrim

Dejvid Filips, drejtor i programit të Paqes dhe Lirive në Universitetin e Kolumbias në SHBA, ka bërë një artikull mbi sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Titulli i shkrimit të botuar në “Huffington Post” është “Shqipëria është aleate e besueshme e SHBA-ve”.

Në këtë shkrim, ai flet për kërcënimin rus dhe për marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-SHBA. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova mund të pranojnë që SHBA-të dhe NATO të zgjerojnë bazat ushtarake në këto dy vende.

Nato-dAi madje propozon se fusha e Gjadrit mund të shërbente si një bazë ajrore e SHBA-ve dhe e NATO-s. Ndër vendet e Ballkanit, ai përmend vetëm Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende të besueshme, dhe shqiptarët në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

“Shqipëria dhe Kosova janë partnere të besueshme të SHBA-ve. Ndërkohë, Rusia mbetet kërcënim serioz për rajonin.

Në këtë kuadër, Shqipëria është pjesë e NATO-s që nga viti 2009. Ajo ka kontribuar me trupa ushtarake dhe ekip mjekësor në Afganistan gjithashtu. Për këtë arsye, Shqipëria mund të jetë partneri më strategjik i SHBA-ve në Ballkan.

Për të shmangur një influencë ruse, baza ajrore e Gjadrit mund të bëhet një bazë madhore e NATO-s”, shkruan Filips./panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat