Flet antropologu ndërkombëtar: Gjatë luftës në Kosovë, serbët ua kanë nxjerrë organet qindra shqiptarëve

Lajme

Flet antropologu ndërkombëtar: Gjatë luftës në Kosovë, serbët ua kanë nxjerrë organet qindra shqiptarëve

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 15:41
Lufta Kosovë

Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat  janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.

Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Espertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnice kishte 8 lokacione ku janë bere këto zhvarrime.

Image
Dr.Mark Skinner

 

Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8.

Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma te plota. Serbia nuk ka qenë aq humane që ti dërgoj viktimat për pushkatim e më pas të përkujdeset për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt.

Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat