Kabineti i Ramës demanton se janë ftuar në takim liderët e partive shqiptare të Maqedonisë

Lajme

Kabineti i Ramës demanton se janë ftuar në takim liderët e partive shqiptare të Maqedonisë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 15:16
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Nga kabineti i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama kategorikisht përgënjeshtrojnë lajmet që u publikuan sot se kinse kryeministri Rama ka ftuar liderët shqiptarë nga Maqedonia në takim në Tiranë. 

Nga atje thonë se aspak nuk është e vërtetë që Kryeministri Rama ka ftuar liderët në fjalë dhe se lajmi është gënjeshtër. 

“Jo nuk është e vërtetë që Kryeministri Rama ka ftuar liderët e partive politike shqiptare nga Maqedonia për takim në Tiranë. Lajmi nëpër mediat nuk është i vërtetë”, thonë për Zhurnal nga kabineti i kryeministrit Rama.

Ndryshe, sot nëpër media u publikua lajmi se Kryeministri Rama ka ftuar në takim në Tiranë liderët shqiptarë nga Maqedonia për të diskutuar rreth aktualitetit politik në Maqedoni dhe veprimet që do t'i bëjnë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.Zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat