1505 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar në Itali

Lajme

1505 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar në Itali

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 12:00
Ilustrim

Avokati i Popullit të Shqipërisë ka deklaruar se në Itali ndodhen 1505 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar në qendrat e pritjes.

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Igli Totozani, së bashku me disa përfaqësues dhe ekspertë nga institucioni që ai drejton zhvilluan një vizitë studimore në Itali.

Në një njoftim zyrtar nga ky institucion bëhet e ditur se njohja dhe shkëmbimi i eksperiencave më të mira me Garantuesin Kombëtar të të drejtave për të dënuarit ose personave të privuar nga liria të Italisë ishte në fokus të kësaj vizite, raporton AA.

Delegacioni shqiptar i Avokatit të Popullit zhvilloi takime ekspertë të njohur në fushën e të drejtave të njeriut. Gjatë takimeve u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit në dobi të shkëmbimit të eksperiencave në nivel ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e qytetarëve respektivë, sidomos në fushën e migracionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat