Vajzat bukuroshe në uniformën e Ushtrisë së Kosovës, ja çfarë përjetuan

Lajme

Vajzat bukuroshe në uniformën e Ushtrisë së Kosovës, ja çfarë përjetuan

Nga: K.Goca Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:54
Vajzat në uniformën e Ushtrisë së Kosovës

Kur e vesh uniformën e ushtarakes së shtetit tënd nuk ka me krenari. Disa vajza për katër ditë qëndruan si ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.  Vajzat bukuroshe e shijuan se çfarë do të thotë të jesh në uniformë e ushtarakes dhe sa është vështirë t’i përmbahesh rregullave. Këto vajza iu dhanë mirënjohje batalionit për Reagim të Shpejt, por edhe u nderuan me një pllakë Nderim.  Në trajnime ishin edhe ushtarakë meshkuj. Kështu që trajnimet ishin të përbashkëta. “Jemi të rejat e para që kemi shkel në këtë batalion për këso lloj trajnimesh”, tha Deniza Limani. “4 ditë, si ushtar i FSK-së! Fjala "ushtar" shumë e lehtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për të qenë në të vërtetë.

Këto 4 ditë sa qëndruam në kazermën e FSK-së në Istog, me saktësisht në Brigadën e II të kërkim shpëtimit, përjetuam disa nga momentet më të mira të jetës. Dëshira e madhe për të hyrë në lëkurën e një ushtari si dhe kureshtja personale se sa mund të ju qëndrojmë urdhrave ushtarake, bëri që ne ta shohim ndryshe dhe të mendojmë shumë se kur do të vij kjo ditë kur ne do ta veshim uniformën. Kjo ditë e madhe për ne erdhi dhe si rrjedhojë ne pamë shumë, mësuam shumë dhe do të flasim shumë e çdoherë kur të na jepet mundësia për ta!  Nga rregulli më i vogël i ndreqjes së krevatit, nga renditja në rresht e kolonë, nga zbatimi i urdhrave për ecje, urdhri gatitu, kthimi majtas, djathtas, ligjëratat e historikut të formimit të FSK-së, dënimet me pompa (për 4 ditë bëra pompa me shumë se tërë jetën), vozitja e motorit, sprintat (ndezja e traktorit), këndimi i këngës më zë të lartë, zgjimi në 4 të mëngjesit, ngrënia e ushqimit duke pritur shokun, e deri te provimi i armës...ndërsa momenti më i veçantë "thyerja" ose tortura psiqike që për 30 minuta bën që secili prej nesh të tregoj gatishmërinë tonë të lartë dhe dëshirën e madhe për mos t’u thyer asnjëherë.

Për 4 ditë shumë gjëra për të thënë... por një e sigurt jemi shumë të bindur që ata ushtar janë të gatshëm që për çdo moment kur rrezikohet vendi të reagojnë, përgatitja e tyre e lartë si psiqike po ashtu edhe fizike ishte shtyrja më e madhe për Ne, me të vërtetë rruga e jonë e vetme për të qenë në hap me ta është ARSIMIMI, thënia e preferuar e tyre "mendje e shëndosh në trup të shëndosh". Falënderojmë FSK-në, konkretisht Brigadën e Reagimit të Shpejt, për mikpritjen, respektin dhe realizimin e këtij aktiviteti, i cili na mundësoi të ishim ushtarë për 72 orë. Ky shkrim është bërë nga një anëtar i KRK-së Kastriot Luma. Falënderojmë Armend Ahmetin si organizator”, e ka bërë të ditur këtë postim Deniza Limani./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat