Ministria e Drejtësisë më transparentja për buxhetin

Lajme

Ministria e Drejtësisë më transparentja për buxhetin

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 14:56
Ministria e Drejtësisë

Punimi udhëzues i publikuar nga Instituti Riinvest, mbi Transparencën Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve, ka vlerësuar Ministrin e Drejtësisë, si dikasterin më të mirë sa i përket qeverisjes së mirë dhe shpenzimit të parasë publike.

“Nga njëzet Ministri sa janë gjithsej, rezulton se vetëm Ministria e Drejtësisë bën publikimin e shpenzimeve buxhetore në raport të veçantë dhe në mënyrë të detajuar, për më tepër janë të vetmit të cilët kanë ofruar format të qasshëm të këtyre shpenzimeve që shërbejnë për ripërdorim dhe përpunim të mëtutjeshëm”, vijon më tej ky punim.

Transparenca, llogaridhënia, efektiviteti dhe hapja e procesit të hartimit të buxheteve, janë një ndër fushat kryesore drejt krijimit të një shoqërie të hapur dhe prosperuese. 

Një buxhet transparent, i qasshëm, dhe i saktë iu mundëson qytetarëve pjesëmarrje aktive gjatë ndarjes së buxhetit dhe gjatë hartimit të politikave buxhetore, me rastin e publikimit të disa raporteve dedikuar transparencës buxhetore për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat