Personi që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në Mitrovicë është djali i një asambliste të PDK-së në Mitrovicë.
Burime të KP nga Mitrovica tregojnë se i dyshuari për vrasje është V.B djali i Valbona Fazliu-Beqiri që është asambliste e PDK-së në Mitrovicë.
Po ashtu mësohet se babai i të dyshuarit punon në Kuvendin e Kosovës.
Sipas informatave nga Mitrovica V.B është nxënës i gjimnazit ndërsa i vrari V.S ka qenë ish nxënës i këtij gjimnazi.