Vdes gazetari Zuhdi Belegu

Lajme

Vdes gazetari Zuhdi Belegu

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 10:44
Gazetari Zuhdi Belegu

Ka ndërruar jetë gazetari Zyhdi Belegu.

Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut Zyhdi Belegu.

“Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar. Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në ngushëllimin e AGK-së.

Zyhdi Belegu ishte gazetar shumë vjeçar i Radio Kosovës. Ai ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat