Dyshohet që është aksidentuar vëllai i Hashim Thaçit.
Periskopi ka arritur të kontaktojë me një dëshmitar nga vendi ku një prej vëllezërve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku.
Dëshmitari thas e, me sa ka vërejtur ai, vëllai i presidentit ishte gjallë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sipas dëshmitarit, në aksident ishte i përfshirë Nazim Thaçi.
“Aksidenti ka ndodhur para 40 minutash te rrethi i ri, i cili të shpie te lagja Marigona”, tha ai.
Ndërkohë, Periskopi ka provuar që të kontaktojë edhe me zyrtarët policorë për të marrë informacione të detajuara, mirëpo zëdhënësit e Policisë nuk janë përgjigjur.