Ish legjenda gjermane e futbollit, Lindemann: Shqiptarët e Kosovës më të dashurit në botë, por politikanët janë të korruptuar

Lajme

Ish legjenda gjermane e futbollit, Lindemann: Shqiptarët e Kosovës më të dashurit në botë, por politikanët janë të korruptuar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:50
Lutz Lindemann

Lutz Lindemann dikur ishte legjenda e futbollit gjerman, ndërsa sot ka fluturuar drejt Prishtinës për të ndihmuar futbollin e Kosovës për të gjetur identitet në garat e Champions League, shkruan kulturorja gjermane Die Zeit.

Lindemann shijon diellin. “Diçka më e bukur nuk më kishte ndodhur asnjëherë. Njeriu mëson, aq sa jeton. Nuk kisha takuar njerëz aq miqësor sa këtu,” thotë ish lojtari i Gjermanisë Lindore, nga Bulevardi Nënë Tereza, Prishtinë.

Lutz Lindemann nga vera 2016 qëndron në Prishtinë. Që ka rolin e trajnerit në “BF Bayern  München të Kosovës". Nga maji 2016, KF Prishtina, së fundi ka shansën për të luajtur në kuadër të garave të Champions League.

"Andaj më sollën këtu. Është ëndrra e gjithë shqiptarëve të Kosovës, që pas njohjes së FFK nga FIFA dhe UEFA.”

Fillimisht KF Prishtina do ketë ndeshje me klubet nga Gjibraltari dhe Andorra. Sipas gjitha gjasave fazën e parë ajo do e kalojë, por në fazën e dytë e ka vështirë pas ka kualitetet sa në ligën regjionale të Gjermanisë.

Ai punon bashkarisht me Remzi Ejupin, presidentin e klubit KF Prishtina. “Kush luante futboll gjatë viteve 90-ta të luftës, paguheshte nga jashtë. Futbolli i Kosovës ishte mbajtur çdoherë i uzurpuar nga serbët,” thotë ai. Në 1991 gjithë klubet e Kosovës u përjashtuan nga Jugosllavia.  “Në 1997 një ndeshje u ndërpre dyherë si pasojë e policisë.”

Gjermania si pasqyrë e futbollit të Kosovës

Linderman më pas thekson se pasqyra e futbollit të Kosovës mund të jetë Gjermania, në infrastrukturë dhe stilin e lojës. Por Kosova ka probleme ekonomike me rrogë 300 euro në muaj, ndërsa papunësia është mjaft e lartë.

Lojtarët e Prishtinës fitojnë 500 deri në 1500 euro në muaj, ndërsa futbolli si në shumicën e shteteve edhe në Kosovë është më popullori.

Por për këto probleme, trajneri gjerman ka një ide nga ka ardhur.

“Shumë politikanë janë të korruptuar, gjithashtu edhe policia mbyll njërin sy.”

Në fund pasi përmend disa fjalë të urta shqiptare Linderman thekson se përkundër që është 67 vjeçar, është akoma tip i hapur. “Të mësosh një gjuhë të re, një religjion të ri është dëshira ime më e madhe që nuk mund të paguhet me asgjë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat