Pisa-Studie: Nxënësit e Kosovës dhe Maqedonisë më të dobëtit në Europë

Aktuale

Pisa-Studie: Nxënësit e Kosovës dhe Maqedonisë më të dobëtit në Europë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 12:07
Ilustrim

Nxënësit e Kosovës(70) janë më të dobtit në Europë, ndërsa menjëhërë pak para tyre ndodhen nxënësit e Maqedonisë (69), sipas studimit të ri të Pisa-Studie. Nga 72 shtete të vendosura në rangim vetëm Algjeria (71) dhe Republika Domenikane (72) janë më dobët se dy vendet ballkanike, njofton botasot.info.

Studimi është kryer te gjysmë milion nxënës të moshave 15 vjet nga 72 shtete të ndryshme në gara ndërkombëtare që janë mbajtur nga viti 2000.

Nxënësit janë testuar në tre lëmi: shkencë, lexim dhe matematikë.

Singapuri në vendin e parë

Qyteti-shtet, Singapuri ndodhet në vendin e parë, ndjekur nga Japonia dhe Estonia. Gjermania ndodhet në vendin e 16, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin 52, një vend më lartë sesa Turqia (53)./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat