E drejtoi armën kundër një shqiptari, siriani paraqitet vetë në polici

Lajme

E drejtoi armën kundër një shqiptari, siriani paraqitet vetë në polici

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:52
Ilustrim

Qyteti gjerman Gera u terrorizua të dielën mbrëma, pasi në Facebook qarkullonte një foto e një siriani 19 vjeçar që ecte duke e drejtuar pistoletën te dy persona, shkruan thueringer-allgemeine.de.

Ngjarja ka ndodhur në 14.00, ndërsa pas publikimit të fotos, siriani është paraqitur vetë te komisariati i policisë, përcjell botasot.info.

Ai ka sqaruar rastin, se armën e ka drejtuar në drejtim të një 14 vjeçari nga Kosova dhe 16 vjeçari nga Serbia. Prokuroria ka nisur zbardhjen e rastit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat