Fluturojnë karriget e tavolinat nga rrahja në kampin e azilkërkuesve (+18)

Lajme

Fluturojnë karriget e tavolinat nga rrahja në kampin e azilkërkuesve (+18)

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:52
Foto nga video

Bandat rivale të emigrantëve janë përfshirë në një rrahje masive në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Holandë, duke hedhur karrige dhe tavolina në drejtim të njëri-tjetrit.

Videon e ka publikuar politikani i djathtës holandeze, Geert Wilders, në të cilën shihen duke u rrahur dhjetëra të ri brenda qendrës së azilkërkuesve.

Wilders, që është lider i Partisë anti-emigrante, ka bërë të ditur se këtë video e ka siguruar nga një punëtor i kësaj qendre strehimore të azilkërkuesve.

Në video, shfaqet momenti kur karriget dhe tavolinat fluturojnë nëpër një sallë, derisa brenda pak sekondave situata del nga kontrolli dhe fillon rrahja masive mes bandave rivale të emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat