Vdes gazetari, Shpend Lokaj

Lajme

Vdes gazetari, Shpend Lokaj

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 16:00
Ilustrim

Ka ndërruar jetë gazetari Shpend Lokaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një njoftimi për media.

AGK me këtë rast, ka ngushëlluar familjen Lokaj, duke thënë se lajmi për vdekjen e tij ka prekur të gjithë komunitetin e gazetarëve.

 Ky është telegrami i plotë i ngushëllimit dërguar familjes Lokaj nga Asociacioni i Gazetarëve:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime për vdekjen e kolegut Shpend Lokaj.

Lajmi për vdekjen e Shpendit e ka prekur të gjithë komunitetin e gazetarëve. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Shpendi ishte i përkushtuar në punën e tij si gazetarë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat