Gruaja e diktatorit koreano-verior shfaqet më në fund në publik

Lajme

Gruaja e diktatorit koreano-verior shfaqet më në fund në publik

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 15:02
Ri Sol Ju dhe Kim Jong Un

Pasi ishte zhdukur prej më shumë se tetë muajsh, gruaja e diktatorit të Koresë së Veriut, Ri Sol Ju është shfaqur në publik.

Ajo u shfaq në krah të bashkëshortit, Kim Jong Un gjatë një stërvitje ushtarake ajrore.

Ri Sol Ju ka qenë një këngëtare dhe shpesh ka pasur spekulime se ku mund të jetë zhdukur.

Disa shkruajnë se ka qenë shtatzënë, të tjera media mendojnë se ajo ka pasur një përplasje me motrën e diktatorit.

Shfaqja e tyre në publik vjen në ditën kur disa media perëndimore kanë raportuar se Kim Jong Un e përzgjedh “ushtrinë e qejfit” mes vajzave që janë edhe 13 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat