Parashikuesi i famshëm brazilian kishte parashikuar tragjedinë e Chapecoenses

Lajme

Parashikuesi i famshëm brazilian kishte parashikuar tragjedinë e Chapecoenses

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 19:18
Vidente Carlinhos

Një prej parashikuesve më të famshëm në Brazil kishte parashikuar tragjedinë e futbollistëve brazilianë.

Bëhet fjalë për Vidente Carlinhos, i cili më 26 mars të këtij viti kishte parashikuar shuarjen e një skuadre futbolli si pasojë e rënies së një aeroplani.

“Nuk dihet se çfarë klubi apo kombëtare. Por, një ekip do të shuhet si pasojë e rënies së një aeroplani”, kishte thënë Carlinhos për një televizion brazilian.

Ai gjithashtu ka parashikuar edhe humbjen e thellë të kombëtares braziliane në botërorin, e cila ndodhi në vitin 2014 kur Brazili u mposht 7-0 prej Gjermanisë.

Ndryshe, ai ka pohuar se në të ardhmen do të lëndohet rëndë futbollisti i Barcelonës Neymar, i cili do të mbetet jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat