Midis ode në Drenicë, jehon kënga për Ibrahim Rugovën!

Lajme

Midis ode në Drenicë, jehon kënga për Ibrahim Rugovën!

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 20:41
Pamje nga video

Në Drenas do të mbahen zgjedhet e parakohshme me 4 dhjetor dhe kjo ka bërë që kjo komunë të vizitohet më shpesh nga disa zyrtarë qeveritarë e deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Këto vizita i bëjnë në kuadër të fushatës, për t'u ndihmuar kandidatëve të partive të tyre, por në mbrëmjen e sotme nuk mungoi as kujtimi i ish pesidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, për të cilin u kënduan këngë, shkruan Bota sot.

Gjatë vizitës në Drenas. zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ishin ata që i kënduan disa vargje për ish-presidentin Rugova. 

Ata vizituan këtë komunë për ta mbështetur kandidatin e LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika.

Më poshtë shihni videon në të cilën shihen duke i kënduar ish-presidentit të ndjerë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat