Gjendet 9 vjeçari nga Istogu, e kishte kidnapuar gruaja L.H

Lajme

Gjendet 9 vjeçari nga Istogu, e kishte kidnapuar gruaja L.H

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:33
Valbon Miftaraj

Më datë 18.11.2016 në Stacionin Policor Istog  është raportuar rasti "Person i zhdukur” nga familjarë të viktimës (fëmijut  nëntë vjeçar të zhdukur) që i përkiste komunitetit Rom dhe me shtetësi Kosovar.

Policia e Kosovës, respektivisht rajoni i Ferizajt pas hetimeve intenzive me datë 30.11.2016, ka arritur ta gjejë viktimën (fëmiun nëntvjeqar), tek e dyshuara: L.H femër K-Shqiptare.

E njëjta është arrestuar dhe intervistuar për shkak të kryerjes së veprës “Trafikim me Qenie Njerëzore”.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku me vendim të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima në fjalë iu është kthyer familjarëve të tij.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe sjelljen para drejtsisë të të gjithë kryesve të veprave të kunderligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat