18 vjet me parë, foto emocionuese e UÇK-së

Lajme

18 vjet me parë, foto emocionuese e UÇK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:50
Gursel H. Sylejmani me Bashkëluftëtarët e Pikës 2 — me Nexhat Terrni, Bajram Bega, Gursel Sylejmani, Vezir Jashari, Met Maloki, Murseli Greme dhe Arben Bega”

Vitet e lavdisë nuk harrohen. Vitet e kryengritjes nuk harrohen kurrë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës ia ktheu pushkën regjimit kriminal serb. Një foto sa një mijë fjalë. Një foto emocionuese dhe që mbetet gjithmonë në arkivin e historisë.

Në një odë të fshatit Jezerc, shihet një foto aq e bukur, aq emocionuese dhe që të lë pa fjalë. I biri i heroit tonë, Gursel Sylejmanit, Dielli, ka postuar një foto që tregon periudhën e krenarisë.

Atëkohë, luftëtarët gjatë një ndeje ia thonë këngës me çiftelia.  “Në Jezerc, në korrikun e  vitit 1998. Gursel H. Sylejmani me Bashkëluftëtarët e Pikës 2 — me Nexhat Terrni, Bajram Bega, Gursel Sylejmani, Vezir Jashari, Met Maloki, Murseli Greme dhe Arben Bega”, shkruan Dielli. Kjo foto është bërë në vitin 1998, 18 vjet më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat