Për 6 muaj asnjë shtetas i Kosovës nuk ka kaluar kufirin për t’iu bashkuar ISIS-it

Lajme

Për 6 muaj asnjë shtetas i Kosovës nuk ka kaluar kufirin për t’iu bashkuar ISIS-it

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:13
Ilustrim

Për gjashtë muajt e fundit nga Kosova nuk është larguar asnjë pjesëtarë nuk e ka kaluar kufirin për të iu bashkuar radikalizmit të dhunshëm.Kështu tha deputeti Daut Haradinaj kryesues i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri duke shtuar se Kosova ka rënie të radikalizmit.

Kosova ka trende të ramjes së radikalizmit sot dhe AKI në këtë rast i ka kryer me shpejtësi detyrat e veta.. në mund të themi që në 6 muaj e fundit zyrtarisht asnjë shqiptar nuk ka kaluat kufirin”, tha Haradinaj.

Ai këto komente i bëri në një tryezë të organizuar nga DCAF për rolin e parlamenteve të Ballkanit perëndimorë në parandalimin e radikalizmit të dhunshëm.Kryetari i komisionit për inteligjence Haxhi Shala tha se rinia e Kosovës po bie nën ndikimin e grupacioneve të ndryshme ekstremiste.

“Terrorizmi nuk prek vetëm një vend por është një dukuri që shfaqet ne tërë botën dhe pa bashkëpunim kjo dukuri nuk mund të largohet. Rinia e Kosovës po bie nën ndikimin e grupacioneve të ndryshme dhe ne duhet të diskutojmë rreth parandalimit të kësaj” tha ai në këtë tryezë.

Antje Fritz, zëvendëshefe e operacioneve për Evropën Juglindore DCAF tha se roli i parlamenteve më luftimin e radikalizmit të dhunshëm është shumë i madh dhe ata duhet që ti diskutojnë këto tema.

” Roli i parlamentit në mbikëqyrjen e masave duhet të diskutohet dhe duhet të sjellim informata nga parlamentet tjera në Evropë. Roli i parlamentit është shumë i rëndësishëm parlamentarët duhet të sigurojnë sigurinë për qytetarët. Parlamentaret duhet të përqendrohen në këto çështje të diskutojnë rreth një katalogu se çka duhet të ndërmarrin në luftën kundër ekstremizmit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat