Shikojeni aksionin e arrestimit të policit për transport droge

Lajme

Shikojeni aksionin e arrestimit të policit për transport droge

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 00:36
Aksioni i Policisë

Në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësisë në Kosovë” është shfaqur aksioni për arrestimin e një polici që sipas forcave të rendit transportonte narkotikë për dy grupe kriminale.

Në pamjet filmike të shfaqura shihet ndjekja e pjesëtarit të policisë nga kolegët dhe arrestimi i tij, pasi në bagazhin e veturës iu gjetën 15 kilogramë marijuanë që për destinacion kishin Podujevën.

Tre muaj hetime intensive duke përdorur masa të fshehta iu deshën policisë për ta kapur në flagrancë policin dhe katër persona tjerë të lidhur me narkotikët.

Pas arrestimit të policit për trafikim me narkotikë, në Rubrikën “Policia” u treguan pamjet e bastisjeve në shtëpinë e këtij zyrtari që iu mor arma dhe mjetet tjera policore me të cilat kryente detyrën e tij.

Aksioni nuk u ndal vetëm me sekuestrimin e marijuanës, kapjen e policit dhe bastisjen e ambienteve ku ai jetonte.

Duke kapur me këtë arrestim fillin e grupit që merrej me trafikim narkotikësh, policia bastisi katër lokacione të ndryshme në Pejë ku u arrestuan katër persona tjerë./kallxo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat