Kështu duket njëri nga të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit

Lajme

Kështu duket njëri nga të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 20:14
Aksidenti tragjik që iu ndodhi sot ku humbën jetën i gjithë stafi dhe lojtarët e Chapecoenses

76 nga 81 udhëtarët e aeroplanit që u rrëzua mbrëmë në një rajon të Kolumbisë, e kanë gjetur vdekjen.

Në aeroplan gjendej kontingjenti i klubit brazilian, Chapecoense, përfshirë këtu 22 futbollistë, stafi teknik, stafi mjekësor dhe zyrtarët, si dhe 21 gazetarë.

72 persona ishin udhëtarë dhe 9 të tjerë anëtarë të bordit.

Dhe, mediat e huaja e kanë publikuar një fotografi, ku shihet njëri nga pesë të mbijetuarit, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore, me lëndime të mëdha trupore, pas aksidentit fatal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat