Djali i Escobar: Babai im u vetëvra

Lajme

Djali i Escobar: Babai im u vetëvra

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 13:37
Pablo Escobar me djalin

Djali i baronit të drogës, Pablo Escobar deklaron se i ati i tij është vetëvrarë për të mos u dorëzuar, dhe nuk është vrarë nga policia kolumbiane.

Para publikimit të librit të tij të ri, Sebastian Marroqin thotë se ka folur me babain e tij të famshëm, vetëm 10 minuta para se të vdiste, dhe është i bindur që ai është vetëvrarë për të mos iu dorëzuar oficerëve, por edhe për të shpëtuar familjen e tij nga pengmarrja.

39-vjeçari, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, kur i ati vdiq në Medellin në 1993, është ‘absolutisht i sigurtë’ që mjekët që bënë autopsinë janë kërcënuar të ndryshojnë raportin zyrtar.

Marroquin, i cili e ndryshoi emrin nga Juan Pablo Escobar, ka thënë për SunOnline se i ati u vetëqëllua në kokë në papafingo, 23 vjet më parë, dhe një gjë të tillë e kishte planifikuar më herët.

Nga një familje e varfër në qytetin e Medellin, në verilindje të Kolumbisë, Escobar u rrit për tu bërë burri më i kërkuar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat