Mbi 40 aksidente janë shënuar që nga orët e hershme të mëngjesit nëpër rrugët e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
Sipas saj që nga mëngjesi numri i aksidenteve si pasojë e borës ka shkuar në 40.
“Lusim qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë kësaj kohe. Secili e di se cilat pajisje duhet t’i kenë me vete”, ka thënë ajo.
Ahmeti thotë se policia do të jetë në gjendje gatishmërie gjatë kohës sa ka të reshura.