Serbia në panik, shqiptarët nisin krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Lajme

Serbia në panik, shqiptarët nisin krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:54
Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës

Mediat serbe vazhdojnë të merren intensivisht me Unionin e Komunave Shqiptare në rajon, pas nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në Tiranë.

“Në Tiranë në dyer të vogla formohet ‘Shqipëria e Madhe’”, ky është titulli i mediave serbe pas konstituimit të këtij Unioni.

Unionin e komunave përveç kryeqytetit shqiptar, e përbëjnë edhe Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva.

Pas raportimeve të B92, Tanjug dhe Blic, e përditshmja serbe “Veçernje Novosti” për numrin e nesërm e ka në ballinë momentin e nënshkrimit të këtij Memorandumi.

“Pas flamurit po modelojnë ‘Shqipërinë e Madhe’”, është titulli kryesor i kësaj gazete.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat