Policia ndërhyn në Medvegjë, pengon ngritjen e flamurit shqiptar dhe arreston 7 nxënës

Lajme

Policia ndërhyn në Medvegjë, pengon ngritjen e flamurit shqiptar dhe arreston 7 nxënës

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 21:59
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Nikola Tesla

Sot në Preshevë dhe Bujanoc, qytete këto të banuara me shumicë shqiptare u ngrit flamuri dhe u festua 28 Nëtori sikur në Vlore, Tiranë, Prishtinë, Ul çin e Tetovë. Në Luginën e Preshevës, Dita e Flamurit sot nuk u festua në të gjitha vendbanimet shqiptare, sidomos në Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në Shkollën e Mesme “Nikola Tesla” pse nxënësit shqiptarë kishin ngritur një flamur në shkollë, “Presheva jonë”. 

Në mesin e nxënësve të arrestuar edhe djali i Zv.kryetarit të Kuvendit të Medvegjës, 15-vjeçar Armend Sahiti, të cilët janë marrë në pyetje në SUP-in (MPB) e Medvegjës, për ngritjen e flamurit shqiptar në këtë shkollë.

Prindërit e kanë deklaruar se ata janë penguar nga ora e mësimit, maltretuar e mbajtur në polici rreth dy orë.

Intervenimi i policisë serbe në Medvegjë ndaj një flamuri shqiptar të ngritur nga nxënsëit në shkollë del sikur Presheva dhe Bujanoci janë Shqipëri apo Kosovë, te cilet kaluan Ditën e Flamurit pa asnje eksces që në fakt flamuri shqiptar sot valoi edhe në Beograd ?!

Intervenimi i policisë në këtë shkollë dhe marrja e fëmijëve shqiptarë në SUP-in e Medvegjës ka shkaktuar panik dhe reagime ndër qytetarët e Medvgjës si dhe tek autoritet lokale në këtë komune.  Sikur nënkyretari i Kuvendit të Medvgjës Florim Sahiti, ashtu edhe zëvëndës kryetarja e Komunës se Medvgjës Leme Xhema, kanë reaguar dhe dënuar këtë akt të intevenimit të bërë ndaj fëmijëve për shkak të simboleve kombëtare të garantuara nga BE, Këshilli Evropian dhe konventa të tjera ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat